zoom

Politikë

Rama shpërthen kundër komisioneres së BE: Po fut hundët në zgjedhje me videomuhabete

Kryeministri Rama nuk e ka mbajtur dot irritimin nga pjesëmarrja e komisioneres europiane për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela,  në një takim online të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha dhe ekipi it tij i ekspertëve prezantuan platformen e arsimit online që përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë professional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët. Prezantimi u bë ne nje takim online te organizuar nga ambjentet e universitetit Modul të Vienës.

Në një reagim të ashpër për këtë pjesëmarrje, Rama thotë se komisionerja po fut hundët në zgjedhje dhe i kërkon Bruselit zyrtarisht shpjegime.

Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”

Reagimi i kryeministrit, që në rastin më të mirë tregon dëshpërim për mbështetjen që Komisioni Europian po i jep programit të Partisë Demokratike, vjen vetëm një ditë pasi ai u takua me presidentin francez Macron, takim i cili po ashtu vjen në mesin e fushatës elektorale. /Zoom.al