Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në hyrje të Parlamentit të Shqipërisë.
Në disa rreshta të shkruara në profilin e tij në ‘X’, shefi i qeverisë shkruan se tashmë protesta qytetare është zëvendësuar me dhunë nga zemërimi i politikës së dështuar, referuar këtu kundërshtarëve politikë.
“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, tha Rama.

