Aplikacion
Përgjigja e kryeministrit erdhi pasi ky i fundit e akuzoi se qëndron pas një kompanie offshore në Holandë, e cila ka marrë inceneratorin e Tiranës.
Kryeministri Edi Rama tha se ai po bën akuza penale ekstreme, që nëse do të ishin të vërteta ai do të ishte para drejtësisë. Sipas Ramës duhet të faktojë me prova ato që thotë.
“Jam gjithmonë në dilemë nëse jeni idiot. Ju thatë që unë fshihem pas një offshorë në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Më sillni një provë. Ju ftova që ju të jepni provën dhe në të gjitha ato që thatë unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë. Ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë tja thuash në sy të gjithë publikut se je i fshehur pas një kompanie offshore në Holande dhe të dalësh këtu dhe të bësh një skeç të zhurmshëm se rruga Tiranë-Vlorë është kaq km dhe unë kam lindur në Selenicë, unë nuk di se çfarë të them pasi këto janë akuza ekstreme. Akuzat ekstreme bëhen vetëm në bazë të provave. Nuk mund të zini foltoren dhe ti drejtoheni një publiku të tërë dukë shpifur. Në duhet menjëherë të shkoni në drejtësi. Nuk mund të them se duke parë sesi juve vrapin në drejtim të paditur të thoni se jeni në kërkim ndërkombëtare. Ore fare. Se kam problem dhe të them që e kam takuar. Unë ju kuptoj shumë mirë juve. Po bëni akuza ekstreme penale pa fakte. Ose i bëni vetë, ose të ishit në pozitën që jemi ne do i kishit bërë. Se ndryshe mua nuk më shkon mendja të të akuzoj për çudira. Nuk ka mundësi për asgjë tjetër”- u shpreh Rama.
6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit