zoom

Politikë

Rama nuk ndalet: Bullgaria të heqë veton ose të më durojë mua

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme Bullgare, e cila ngrinte shqetësimin për gjuhën e kreut të qeverisë ndaj Bullgarisë. Rama e ka të qartë gjuhën e tij: ‘Hiqni veton, ose na duroni ne!’ përsërit kreu i qeverisë.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq të lehtë: Hiqni VETO-n ose më duroni mua. Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër e Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, shkruan Kryeministri.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka reaguar pas gjuhës së kryeministrit Edi Rama kundrejt Bullgarisë, për të cilën tha se një vend i NATO-s ka marrë peng dy shtete të tjera të NATO-s, dhe ky është një turp për to. Në një deklaratë zyrtare, ministria e Jashtme e Bullgarisë thotë se ato kanë mbështetur gjithmonë perspektivën evropianë të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave, por janë të zhgënjyer nga gjuha e kryeministrit shqiptar. Sipas tyre kreu i qeverisë shqiptare, duhet të përshtatë gjuhën që i shkon një politikani kandidat në BE./Zoom.al