zoom

Aktualitet

Zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Spanjë, arrestohen 2 bashkëkombasit që e qëlluan 10 herë

Zbardhet atentati ndaj 33-vjeçarit shqiptar në një qendër tregtare mbrëmjen e 13 prillit në Marbella të Malagës.

Pas një muaji, policia spanjolle vuri në pranga dy shqiptarët, të akuzuar se kanë qëlluar 10 herë me armë zjarri ndaj shqiptarit.

Autorët e kishin ftuar në një takim shqiptarin, ku aty i kishin bërë gati edhe kurthin për ta eliminuar fizikisht, por pa mundur të realizojnë qëllimin sepse 36-vjeçari u shpëtoi plumbave.

Njëri prej shqiptarëve ishte organizator i takimit, ndërsa ata janë ndihmuar nga një kolumbian për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit të 3 banesave, policia spanjolle ka sekuestruar 12 mijë euro dhe disa celularë.