zoom

Politikë

Rama nuk e duron dot ironinë e Metës: Ti dhe Saliu keni bllokuar aeroportin

Edi Rama duket se nuk është i qetë, pasi nuk e duron dot më as ironinë.

Pas deklaratës së preisdneitt Ilir Meta, i cili më herët tha se për situatën e bllokimit të fluturimeve do të flasë nga ‘aeroporti i Vlorës nëse është hapur’, Rama i është përgjigjur me inat.

Ai e konsideron ‘humor vulgar’, dhe Metën e akuzon si nxitës të kësaj situate.

‘Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit ‘Nënë Tereza’, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse!

Po s’do ia dalin jo’, shkruan në Twitter Edi Rama.