Aplikacion
Të mërkurën ai u shfaq në një takim informal në Bruksel në krah të presidentit maqedonas dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi në një sesion diskutimesh rreth samitit të Tiranës.
Dhe siç e ka bërë zakon ai nuk zgjodhi të udhëtojë me një avion komercial, por me një avion charter.
Kësaj here nuk preferoi të fluturojë me “Ismailin” e tij, por me avionin privat të biznesmenit Behxhet Pacolli.
Burime të Zoom.al bëjnë të ditur se pasi qendroi një natë në Bruksel nën shoqërinë edhe të biznesmenit Pacolli kryeministri Rama mëngjesin e sotëm udhëtoi drejt Bakusë në Azerbajxhan.
Sërish për udhëtim shfrytëzoi avionin e biznesmenit Pacolli. Ky i fundit është i njohur për marrëdhëniet e veçanta me politikanët e Azerbajxhanit, teksa një vit më parë media ndërkombëtare e cilësuan edhe si sekser të ish-presidentit azerbajxhanas.
Nga një anë kjo duket si diçka e mirë për qytetarët shqiptarë, pasi Rama për herë të parë nuk përdori paratë e taksapaguesve shqiptarë për të fluturuar në këtë udhëtim të gjatë me disa ndalesa.
Por në fakt edhe kjo predispozitë e Pacollit për të harxhuar lekët e tija për Ramën ngre hije dyshimi.
Dhe natyrishëm për këtë rast lindin një sërë pyetjesh që kërkojnë përgjigje.
Çfarë përfiton Pacolli në këmbim nga Rama për këtë shërbim që i ka dhënë.
Ai është biznesmen dhe llogaritë i bën mirë, për çdo investim apo para të harxhuar ai pret fitimin pas.
Ndaj çfarë mund t’i ketë premtuar Rama atij, veç faktit se i ka dhënë të drejtën për të ndërtuar aeroportin ndërkombëtar të Vlorës?
Populli thotë se dardha e ka bishtin pas, ndaj për ta mësuar interesin e Pacollit në këtë rast duhet të presim dhe të shohim se cila është “llomka” e radhës që Rama do ti jap politikanit-biznesmen nga Kosova.