Aplikacion
Por ndryshimet duket se nuk kanë të bëjnë me fushatën. Burime pranë qeverisë thanë për Zoom.al se në pikëpyetje është Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Ai u shkarkua pak kohë më parë edhe nga posti i ministrit të Brendshëm në rrethana të paqarta. Vetë kryeministri apo edhe Balla nuk kanë dhënë ndonjë version për shkarkimin.
Shkak për shkarkimin e dytë të Ballës dhe largimin përfundimtar nga kabineti duket se janë disa procese hetimore për të cilat opozita thotë se është përfshirë Balla. Por Zoom.al nuk ka mundur ta konfirmojë nga burime të tjera këtë version.
Një tjetër ministër që pritet të largohet është Anila Denaj. Burimet e sipërcituara thanë për Zoom.al se Rama është i pakënaqur me punën e saj në Bujqësi. Sipas tyre, që me ardhjen e Denajt në këtë dikaster, Bujqësia nuk ka performuar në nivelet e kërkuara.
Denaj, e cila njihet si ministrja e Koncesionit të Aeroportit të Rinasit, pasi ka venë firmën në një prej kontratave decizive të këtij koncesioni, ishte më parë ministre e Financave.
Nuk është e qartë se kur do t’i njoftojë Rama këto ndryshime, por burime të Zoom.al thanë se kryeministri e ka marrë tashmë vendimin. Burimet nuk përjashtuan mundësinë edhe për ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar. Ndryshimet e fundit në qeveri Rama i bëri në fund të korrikut kur emëroi Ervin Hoxhën Ministër të Brendëshëm në vend të Taulant Ballës, Pirro Vengun në vend të Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj si Ministër i Financave në vend të Ervin Metes. /Zoom.al