zoom

Politikë

Rama flet për McGonigal: Do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet jo vetëm për çështje që lidhen me organizimin e partisë, por edhe për marrëdhënien e tij me ish-zyrtarin e lartë amerikan, Charles McGonigal.

Rama pohoi se ai do ta kishte takuar McGonigal edhe po të ishte kthyer pas në kohë dhe të kishte mundësi të korrigjonte veprimet e tij.

Dënimi për McGonigal, sipas Ramës, nuk i ndikon për të ndryshuar mendim.

Pyetje: A mendoni se do të hetoheni për këtë cështjen McGonigal, juve thatë që i kishit dhënë para një miku?

Rama: Pjesa argëtuese me ju është që nuk më citoni si duhet. Unë në prononcimet e mija lidhur me këtë cështje u jam referuar pikë për pikë cfarë është thënë në dokumentet e SHBA. E kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa sepse unë në takimet e mia jam kryeministri i Shqipërisë dhe duhet të takoj çdo zyrtar amerikan që më vjen…

Gjykata federale e Uashingtonit dënoi sot me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.