zoom

Lajme

Rama e pranon: Në Greqi me autobusë nuk erdhën vetëm simpatizantë të PS-së…

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Kotor të Malit të Zi, ku po mbahet edhe Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor dhe BE.

Rama komentoi ndër të tjera edhe akuzat, se në Athinë ka pasur shumë shqiptarë, që janë dërguar me autobusë nga Shqipëria dhe zyrtarë të administratës. Ai pranoi se kishin shkuar shumë simpatizantë të PS, por jo vetëm ata, pasi kishte edhe qytetarë jo simpatizantë.

Rama tha se akuzat lëndojnë ata që erdhën, duke shtuar se në stadium nuk kishte vetëm anëtarë të PS-së.

“Të bëhen gjëra të rëndësishme, pa qenë anëtarë të BE-së. BE dha paketë të konsiderueshme për Ballkanin Perëndimor. 6 miliardë euro do të shpërndahen në rajon në bazë të meritës të secilit shtet. Shqipëria do të marrë fonde, pasi ka bërë reformë në drejtësi.

PS ishte ajo që inicioi reformën në drejtësi dhe kurrë nuk ka komentuar këtë reformë. Sa i përket shkuarjes sime në Athinë, mund të them se me Greqinë po shohim të bëjmë akoma më tepër gjëra dhe të arrijmë marrëveshje. Në lidhje me deklaratat e bëra për autobusët në Athinë, mund të them se lëndojnë ata që erdhën atje. Në Athinë kishte jo vetëm simpatizantë të PS-së”. /ZOOM.AL/