Aplikacion
Planet e NASA-s për të ndërtuar një bazë hënore dhe për të kthyer njerëzit në hënë në dy vitet e ardhshme, u vunë në rrezik pasi një raketë New Glenn nga kompania Blue Origin e Jeff Bezos shpërtheu gjatë një prove në Florida.
Zjarri masiv përfshiu dhe shkatërroi platformën e lëshimit në Qendrën Hapësinore Kennedy disa sekonda pas fillimit të provës së planifikuar.
Është lloji i raketës që Blue Origin synon të përdorë për të lëshuar anije në hënë për NASA-n, duke përfshirë atibqë do të çojnë astronautët në sipërfaqen hënore.
Bezos, themeluesi i Blue Origin, shkroi në Twitter se të gjithë punonjësit e kompanisë së tij ishin të sigurt.
Të martën, NASA njoftoi se Blue Origin kishte fituar kontratën për të nisur misionin e parë nga tre misionet e planifikuara këtë vit për të filluar ndërtimin e bazës së saj në hënë me vlerë 20 miliardë dollarë.
Gjithashtu, ajo është në konkurrencë me SpaceX të Elon Musk për të siguruar një anije uljeje hënore për misionin Artemis IV të planifikuar për vitin 2028, i cili do të shohë astronautët të ulen në hënë për herë të parë që nga viti 1972.