zoom

Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 29-vjeçarja në Durrës

DURRËS/ Një 29-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

E ndjera u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë, krejtësisht pa shenja jete.

“Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike,”- shkruhet në njoftimin e policisë./ Zoom.al