zoom

Sport

Qëllohet për vdekje me armë motra e futbollistit

Prezantuesja dhe modelja Paola Salcedo, motra e futbollistit Carlos Salcedo, u vra në një sulm me armë në komunën e Huixquilucan, Meksikë.

Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit të Meksikës (FGJEM) konfirmoi vdekjen e 29-vjeçares, e cila prezantoi programin ‘Lideres del Rebano’.

Një nga hipotezat është se Paola Salcedo u vra në një tentativë grabitjeje.

“Sipas dëshmive të mbledhura nga personat që ishin dëshmitarë të incidentit të supozuar, gruaja u largua nga ambientet e brendshme të cirkut Bardum ku ndodhej, për t’iu përgjigjur një telefonate. Kur ishte jashtë dhe iu afrua furgonit të bardhë me të cilin supozohej se po udhëtonte, kur u sulmuan nga grabitësit”, raportohet nga policia.

Paola Salcedo humbi jetën në spital pasi nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra.

Ajo kishte një djalë nga lidhja me portierin uruguaian Nicolas Vikonis.