zoom

Aktualitet

Pyeta studentët e gazetarisë, por nuk e njihnin fare Çajupin

Lexim apo rrjete sociale? Arsimin apo emigracion duke lakmuar paranë e shpejtë? Rinia shqiptare po ecën mes këtyre dilemave, aq sa formimi i saj është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.
Ish- gazetari i BBC, Ilir Kadia, e ka treguar në pak rreshta këtë realitet, duke bërë publike një ndodhi të tij me një grup studentësh të gazetarisë.

“I pyeta ca studentë të gazetarisë se kush e ka shkruajtur “14 vjeç dhëndër” por nuk e dinin!Çajupin nuk e njihnin fare!
Nuk e keni patur në provim të maturës?!-i pyeta.
Më thanë jo!
Nuk e zgjata se pata frikë mos më pyesnin ata se kush është Luisi i “Big Bradhër” dhe …as unë nuk e di!” – shkruan Kadia. /Zoom.al