zoom

Politikë

Puthja e duarve të Luiza Gegës bëhet “trend”, kryebashkiaku i Bulqizës “kopjon” Ramën

“Puthja” e duarve të kampiones më të re të Europës, Luiza Gega duket se është bërë trend nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama u përkul dhe i puthi duart kampiones së garës 3000 metra gjatë ceremonisë për nder të suksesit të arritur prej saj, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, skena është përsëritur edhe në Bulqizë.

Ka qenë kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ai që ka “kopjuar” kryeministrin Rama, duke i puthur duart kampiones së Europës, teksa e priti Luiza Gegën në nisje të ceremonisë për shpalljen e saj “Qytetare Nderi” në vendlindje.

Të pranishmit e vlerësuan kampionen shqiptare si një nga emrat më të rëndësishëm të sportit të dalë nga Bulqiza, dhe si një burim frymëzimi për shumë të rinj e të reja që dëshirojnë të arrijnë majat e suksesit.