Aplikacion
Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiç i Listës Serbe. “Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”, i thotë Simiç deputetes së VV-së.
“Në rregull”, ia kthen Kusari-Lila.
“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi (dëgjohemi)?”, e pyet Milan Radoičić.
“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.
Radoičić: “Qysh je? Qysh po kalon?
Kusari-Lila: “Jam në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.
Sekuencën e bisedës, e cila besohet se është zhvilluar në qershor të vitit 2022, e ka publikuar “Nacionale”.
Biseda ishte zhvilluar në kohën kur Milan Radoičić ishte përfshirë në Listën e Zezë. Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radoičić, por kishte sqaruar se ajo është në gjuhën shqipe.
Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiç ia kishte kaluar telefonin pa paralajmërim.
Një vit më parë ishin publikuar audio-incizimet mes Kryetares së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiç, e ku përmes tij, ajo komunikonte edhe me të sanksionuarin famëkeq dhe në Listë të Zezë të SHBA-së, Milan Radoičić.
Një vit më vonë në fund të muajit shtator, Radoičić ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi në Banjskë duke lënë të vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun. Tre pjesëtarë të grupit u vranë gjatë përleshjeve me njësitet speciale të Kosovës. Pjesa tjetër e grupit arriti të largohej në drejtim të Serbisë. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë