zoom

Aktualitet

Publikohen edhe listat e zgjedhësve. Hakerat Ramës: Ende s’e beson që kemi akses?

Ashtu sikurse çdo javë hakerat iranianë kanë publikuar sërish të dhënat e shqiptarë, ku këtë herë kanë qenë lista e votuesve.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar në grupin e hapur në “Telegram”  listën e zgjedhësve shqiptarë, pak muaj para zgjedhjeve lokale.

Në këtë kanal është postuar një databazë gati 1 GB ku janë të afishuar emrat dhe datëlindja e secilit votues dhe bashkive përkatëse.

Duket se ky publikim është edhe si një sfidë ndaj kryeministrit Rama që tha se s’kanë prekur të dhëna të rëndësishme pasi kanë shkruar “Ende s’e beson që kemi akses?”.