zoom

Aktualitet

Pse u vetëvra Shpresa Kreku në Berat? Familjarët japin detaje: I kërkonte burrit…

Familjarët e Shpresa Krekut zbardhën më shumë detaje për motivet që, sipas tyre, shtynë 41-vjeçaren të vriste veten me fotoksinë.

Ata treguan se Shpresa Kreku ishte në depresion dhe se vuante faktin që bashkëshorti i saj, Çlirim Kreku, jetonte në Greqi.

Referuar familjarëve, Shpresa i kërkonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshortit të kthehej në shtëpi pranë saj dhe fëmijëve.

Ajo debatonte çdo ditë në telefon me të, duke iu ankuar se vinte shumë rrallë në shtëpi dhe qëndronte shumë pak ditë.