Aplikacion
Beteja mbi përdorimin e mjeteve të AI në Hollywood po “nxehet”, ku artistë, autorë dhe tani aktorë që po përgatiten për një përballje ligjore me kompanitë gjeneruese të inteligjencës artificiale.
Scarlett Johansson kërcënoi me veprime ligjore kundër OpenAI për kopjimin dhe imitimin e zërit të saj pa leje.
Sipas Johansson, OpenAI i kërkoi që të përdorte zërin e saj në sistemin e tyre të ri të AI të quajtur “Sky”, por ajo e refuzoi ofertën.
Pavarësisht refuzimit të saj, OpenAI dyshohet se vazhdoi dhe krijoi një zë që i ngjante shumë asaj pa pëlqimin e aktores.
Johansson shprehu tronditjen dhe mosbesimin e saj, duke thënë: “Kur dëgjova zërin, u trondita, u zemërova që Altman përdori një zë që tingëllonte aq shumë i ngjashëm me timin, saqë miqtë e mi më të ngushtë dhe mediat nuk mund të bënin dallimin.”
Ajo tregoi gjithashtu një postim në Twitter nga CEO i OpenAI, Sam Altman , duke iu referuar filmit “Her”, në të cilin Johansson luante rolin e një asistenti të AI. Kjo e bëri atë të besonte se ngjashmëria në zë ishte e qëllimshme. Si përgjigje, Johansson punësoi një këshilltar ligjor, i cili dërgoi dy letra në OpenAI duke kërkuar një shpjegim të procesit me të cilin ata krijuan zërin “Sky”.