zoom

Lajme

“Pse, në Milano nuk punon telefoni…?!” Julian Deda rrëfen krisjen me Heidi Baçin: Nuk më…

Julian Deda ishte i ftuar në “Wake Up”, ku foli për eksperiencën në Big Brother VIP, por edhe për periudhën pas daljes.

Ndërsa tha se ende nuk është mësuar me oraret dhe vazhdon të flejë pas orës 5 të mëngjesit, Juli tha se është çlodhur mjaftueshëm. Ai u pyet edhe për miqësitë e krijuara në Big dhe si vazhdojnë pas përfundimit të reality show-t, kryesisht ajo me Heidin.

“Ne e kemi pasur Heidin këtu dhe ka thënë që i vetmi person me të cilin do krijoja miqësi apo do pija një kafe është Jul Deda”, i tha gazetarja.

“Po, e di! Dhe ka thënë që do më marrë në telefon. Por nuk më ka marrë. Heidi Baci nuk më ka marrë në telefon! Ka gënjyer”, tha Juli me shaka, ndërsa gazetarja i tha se ajo dhe Romeo janë në Milano.

“Pse në Milano nuk punon telefoni?”, ia ktheu Juli.

Më tej, ai u shpreh më shumë për konsideratën e tij për Heidin, por edhe për rezervat që ka pasur me të si lojtare.

“Me Heidin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë aty brenda. Ju e keni parë besoj edhe vetë. Në shumicën e rasteve ishim në të njëjtën mendje. Ishim dakord për shumë gjëra. Kam pasur gjithmonë një konsideratë për Heidin, sepse ishte e drejtë në shumë momente. Pasataj kur filloi të mbronte të pambrojtshmen për hir të asaj… ia kam thënë dhe atë. Si vajzë nuk e ndryshoj perceptimin tim për të, si lojtare pastaj muhabet tjetër”, tha Juli. /ZOOM.AL/