Aplikacion
Shtrëngimi i çuditshëm i duarve i Donald Trump me Emmanuel Macron në samitin e paqes në Gaza ka marrë një kthesë misterioze, ndërsa detaje të reja zbulojnë një bisedë të tensionuar, shkruan britanikja Daily Mail në një artikull.
Dyshja shtrënguan duart në Sharm El-Sheikh të Egjiptit , të hënën, ndërsa Trump nënshkroi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit Izrael-Hamas.
Përqafimi shpejt u shndërrua në diçka të ngjashme me një përleshje krahësh, ndërsa dy presidentët shkëmbyen atë që dukej si një bisedë intensive, raporton Daily Mail, duke shtuar se “Macron përfundimisht u çlirua nga kapja e Trump dhe u largua me nxitim”.
Megjithatë, sipas lexueses së buzëve, Nicola Hickling, shtrëngimi i duarve ishte shumë më tepër sesa një përshëndetje e rastësishme midis dy udhëheqësve.
“Më vjen mirë që të shoh, pra pranuat?”, i tha Trump Macron, i cili shpejt u kthye nga kamera dhe i murmuriti, sipas lexueses së buzëve për Daily Mail.
“Je i sinqertë?”, e pyet Trump, ndërsa Macron përgjigjet shpejt, “Sigurisht”.
Presidenti amerikan më pas i shtrëngon dorën homologut francez përpara se t’i kthejë përgjigje: “Në rregull, tani dua të di pse, më lëndove. E di tashmë.”
Trump më pas i shtrëngon përsëri dorën Macronit ndërsa presidenti francez shikon poshtë dhe larg kamerave.
Nuk është e qartë se për çfarë po flisnin dyshja, megjithatë, kjo vjen disa javë pasi Macron u pa duke tallur Trump me udhëheqësit botërorë, shkruan Daily Mail, referuar talljeve të Edi Ramës lidhur me lapsusin e liderit amerikan, i cili deklaronte se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.
Duke folur ngadalë dhe qartë, Trump thotë: “Unë po bëj paqe”.
Pastaj Macron i prek dorën Trump dhe përgjigjet, ‘Ah hajde pra’, ndërsa Trump e injoron dhe e shtrëngon më fort.
“Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët”, i thotë Trump Macronit ndërsa shikon nga kamerat.
“E kuptoj. Do të duhet ta shohim këtë”, thotë Macron përpara se të marrë një paralajmërim të ashpër nga Trump: “Do ta shihni se çfarë do të ndodhë së shpejti”.
Trump përfundon, “Do të doja të të shihja duke e bërë, bëje. Do të shihemi pas pak.”
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore