zoom

Aktualitet

Pse e dogji dy herë lokalin e Noizyt? Dyshime se Eraldo kishte konflikte me babain e reperit

Pasi një i njohuri i tij, Eraldo Musteqja, i vuri flakën dy herë lokalit të tij, në reagimin që pati reperi Noizy shpjegoi se ngjarja ka ndodhur sepse ai është ekstremist.

Sipas Noizy-t, Eraldo Musteqja që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe dhe ishte kthyer në një besimtar ekstremist dhe mendonte se muzika dhe alkooli janë haram.

Por ka dyshime se arsyeja e vërtetë e zjarrvënies së dyfishtë të mos jetë kjo.

Sipas versionit tjetër që qarkullon, Eraldo më herët ka punuar në lokalin e Noizyt në Durrës dhe ka pasur debate me babain e reperit, që figuron edhe si pronari i biznesit.

Ky konflikt i vjetër dyshohet se e ka shtyrë Eraldon, tashmë të arrestuar nga policia, për t’i vënë flakën lokalit.