zoom

Stil

Pse BBC analizon se kënga shqiptare në Eurovision s’do ketë aspak renditje pozitive

Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision, pasi u shpallën fitues të festivalit të “RTSH”-së.
Kënga “Duje” është një baladë e ndjerë me mesazhin e rëndësishëm për rrënjët dhe familjen, mirëpo në një analizë të sajën media britanike BBC shkruan se kjo këngë shqiptare është një baladë dramatike, mjaft e rëndë.

“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023” shkruan BBC.

Ndërsa parashikimi nuk është aspak optimist ndërsa sipas BBC kënga do të renditet në gjysmën e poshtme të tabelës së votave.
“Një ish-nënkampione në The Voice, ajo po interpreton Dujen, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca zakonisht përfundon me Albinën që rrëzohet në gjunjë e përlotur” thuhet në artikullin e BBC.

“Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë”thuhet më tej në artikull.

Media parashikon tre shtete si fituese të mundshme të festivalit: Francën, Spanjën dhe Suedinë.