zoom

Lajme

Dasma më luksoze në histori, e njeriut më të pasur të Indisë. 139 mln euro dhe qindra të ftuar VIP

Në muajin korrik , Anant Ambani, njeriu më i pasur në Indi do të martohet. Ceremonia madhështore, e cila pritet të jetë më luksozja e zhvilluar ndonjëherë, do të mbahet në Portofino, Itali.

Familja e Anant Ambani zotëron një kompani nafte që ka xhiro 20 miliardë dollarë në vit. Ai do të martohet me të dashurën e tij Radhika Merchant. Në dasmën e çiftit do të jenë 1200 të ftuar dhe lokacioni do të jetë përrallor, ndërsa kostoja do të jetë rreth 139 milionë euro. Anant Ambani dhe Radhika Merchant u fejuan në muajin mars, në një ceremoni luksoze më shumë të ftuar.

Anant Ambani është djali i manjatit Mukesh Ambani, i cili rendit i njimbëdhjeti në listën e më të pasurve në botë. Dasma e tyre pritet që të jetë nga nga eventet më luksoze që janë zhvilluar kohët e fundit.

Nusja Radhika Merchant, pritet të ndryshojë disa herë fustanin e saj, duke përfshirë fustane të modës së lartë italiane duke u kombinuar me ato tradicionale.

Për të pasur një ide mbi madhështinë e ngjarjes, merrni parasysh se vetëm për festën e fejesës, e cila u zhvillua në qytetin Jamnagar në Indi dhe zgjati tre ditë sipas zakoneve hindu, familja Ambani shpenzoi 8 milionë dollarë.

Fejesa pati shumë të ftuar VIP nga e gjithë bota, duke përfshirë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe John Elkann. /ZOOM.AL/