zoom

Lajme

PS ngre nesër Komisionin në Kuvend, Salianji: Opozita s’mund të përdoret që Rama të luftojë SPAK-un

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është shprehur kundër komisionit për reformat dhe veçanërisht rezolutën antikorrupsion të PS, që pritet të miratohet nesër në Kuvend, pasi ka dyshime të forta se mazhoranca do e përdorë për të goditur SPAK-un.

Mes të tjerash ai shtoi se ky komision është propagandistik.

“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot. Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni, por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë.

E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale”, tha Salianji. /ZOOM.AL/