zoom

Të gjitha

Provim i detyruar për gjithë shoferët që rinovojnë patentën

Të gjithë drejtuesit e automjeteve që do të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Transportit Rrugor për rinovimin e lejes se drejtimit, do të duhet të japin edhe një provim shtesë për njohuritë e tyre mbi rregullat bazë të qarkullimit rrugor. 

Lajmin e ka bërë të ditur vet Drejtoria e Përgjithëshme e Transportit Rrugor nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thotë se duke nisur nga 1 dhjetori drejtuesit e automjeteve do të japin një intervistë të shkurtër verifikuese të njohurive dhe informacioneve më thelbësore për sigurinë rrugore.

 

Njoftimi  

 

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta!

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!