zoom

Aktualitet

Protesta, reagon për herë të parë mamaja e Martin Canit: I morën jetën dhe ëndrrat!

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., ka dërguar një mesazh në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për të birin.

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kureë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan ajo.

Prindër dhe qytetarë kanë dalë sot në marshim ku kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit.