zoom

Aktualitet

Protesta para kuvendit/ Prokuroria kërkon burg për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët

Protesta para kuvendit/ Prokuroria kërkon burg për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar gjatë përplasjeve në protestën e dy ditëve më parë para Parlamentit.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 prej të arrestuarve, të cilët dyshohet se kanë goditur makinën e policisë gjatë protestës.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të të ndaluarve është kërkuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Seanca vijon në Gjykatën e Tiranës, ndërsa pritet vendimi përfundimtar mbi masat e sigurisë.

Postime të lidhura