zoom

Politikë

Protesta e 8 janarit, Berisha kallëzon Bashën dhe Bardhin

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka bërë një kallëzim penal kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, në lidhje me protestën e 8 janarit në selinë blu.

Akuzat e padisë së ngritur nga Komisioni i themeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit janë:

“Shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese”, “shkatërrim prone”, “dëmtime të tjera me dashje”, “pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur”.