zoom

Aktualitet

Profil/ Nga vrasja e vëllait te masakrimi i nënës, kush është Lulzim Caka, “i tmerrshmi” i Beratit

Autoritetet greke kanë refuzuar ditën e sotme ekstradimin e Lulzim Cakës, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit.

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës u dënua me 25 vite burg, por në vitin 2019 ai fitoi lirinë.

Ai ishte dënuar në dhjetor të vitit 2012, kur Gjykata e Apelit në Vlorë la në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Fierit. Ngjarja për të cilën u dënua, ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, kur Caka u ka bërë rezistencë forcave të Policisë.

KUSH ËSHTË LULZIM CAKA:

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25-vite burg i është drejtuar për “prishje të vendimeve” Gjykatës Kushtetuese në dt. 19.12.2012,Gjykatës së Apelit në Vlorë në dt.28.04.2015 dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vitin 2017.

Gjykata e Apelit Vlorë, në 19 Dhjetor të vitit 2012, e dënoi Cakën me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Ngjarja për të cilën u dënua Caka ka ndodhur në muajin Mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë.

Caka,i sapo liruar nga burgu me një manipulim dokumentesh, i ishte kthyer aktivitetit të tij kriminal. Pas një informacioni për vendndodhjen e tij në fshatin Pobrat në Berat, është angazhuar për kapjen e tij e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethuan Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij, por të armatosur me kallashnikov, ata i bën për rreth gjysmë ore qëndresë policisë.

Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij,Xhevahir Çela,mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, Lulzim Caka akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se Lulzim Caka i njohur ndryshe si “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.

Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat e tij ndaj drejtësisë shqiptare. Ai u arrestua dhe më pas u lirua për mungesë provash disa herë. Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikuar, por edhe për faj të gjykatave që i hapën rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi. Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003,pas një marrëveshjeje ekstradimi me Italinë dhe pas 16-viteve burgim,tashmë konsiderohen të shlyera 25-vitet e dënimit.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka,pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariatit të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami.

Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë,ndërsa më pas si friksoi këdo që udhëtonte në aksin nacional Berat-Fier,pasi shpesh postblloqet e tij me njerëz të armatosur sulmonin automjetet.

HASMËRIA

Konflikti hakmarrës mes fiseve Çala dhe Yzeiri, që deri tani ka marrë më shumë se 10 jetë njerëzish, ka nisur pas përfundimit tragjik të historisë së dashurisë mes dy të rinjve. Më 9 maj të vitit 1997, djali i vogël i Çalëve, Bedriu, ekzekutoi me 5 plumba pranë gardhit të tij, një prej djemve të fisit Yzeiri, 28-vjeçarin Lefter, pasi mendoi se ai kishte lidhje për qëllime jo të ndershme me të motrën. Në gjaknxehtësi e sipër Bedriu vrau edhe motrën e tij 21- vjeçare, e cila së bashku me të ëmën i bërtitën atij për krimin e kryer. Duket, me gjithë përpjekjet për të falur gjakun, babai i viktimës, Nezir Yzeiri, nuk e pranoi një gjë të tillë. Që nga kjo ditë dy fiset u ngujuan në shtëpi dhe i ruheshin njëri-tjetrit. Por, në këtë hasmëri u përfshi edhe Lul Caka, si një mik i vjetër i fisit Çala.

Për Policinë këto ngjarje e kanë bërë më të egër Lulzim Cakën, por nuk kanë qenë këto që e kanë bërë të tmerrshëm. Emri i tij mësohet se është regjistruar në dosjet e Policisë që prej vitit 1995, kur në Sematicë ai qëllon mbi disa policë, të cilët kishin rrethuar banesën e tij. Aksioni përfundon pa realizuar kapjen e Cakës, me të cilin bashkohet edhe një pjesë e bashkëfshatarëve të tij.

Më tej, në shkurt të vitit 1999, ai që sot mban vulën “i tmerrshmi” përballet me Edmond Kosenin, shefin e atëhershëm të Policisë së Lushnjës. Banda e Karbunarës, në të cilën bënte pjesë edhe Caka, hap zjarr mbi Policinë, duke lënë të plagosur njërin nga policët. Forcat e shumta nga radhët e bluve arrijnë të shoqërojnë në Polici një numër të madh personash, ndërsa Lul Caka shpëton.