zoom

Politikë

Procesi numërimit të votave në Tiranë drejt fundit! Veliaj epërsi prej 58.287 votash ndaj Këlliçit

Procesi i numërimit të votave për kryebashkiakun e Tiranës po shkon drejt fundit.

Teksa ka mbetur edhe një kuti pa numëruar, kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur 58 287 vota më shumë se rivali i Belind Këlliçi.

Veliaj numëron 158 523 vota në total, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, i cili mban vendin e dytë, ka siguruar 100 236 vota.

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 13 814 vota, duke lënë pas kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko i cili ka siguruar 12 371 vota.

Marko Dajti numëron 2807 vota në total, ndërsa Lajla Përnaska 2104 vota. Deri më tani në Tiranë janë numëruar 940 kuti nga 941 në total.