zoom

Aktualitet

Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e Stela Gugalljës, flet avokati: U paraqit vetë…

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bëri të ditur të martën se në Gjykatën e Vjenës në Austri, po zhvillohet një proces për ekstradimin e Stela Gugallës, ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, e cila kishte fituar koncensionin për inceneratorin e Elbasanit.

Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, që dhetorin e vitit 2021, kur u kryen dhe arrestimet e para, për çështjen e inceneratorëve, përfshirë ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Gugallja, sipas mediave është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, i konsideruar si truri që vuri në lëvizje të gjithë mekanizmin për ndërtimin e disa inceneratorëve në vend. Të dy, janë në arrati, sikundër dhe Klodian Zoto, ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k e cila ndërtoi inceneratorin e Elbasanit dhe zotëronte dhe 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit.

Ka qenë ky hap i saj, që sipas avokatit duhet jetë ndërmarrë diku nga pranvera e vitit të kaluar, që ka nxitur procedurat e ekstradimit nga Gjykata e Vjenës, e cila ka marrë dhe të gjithë dokumentacionin e përgatitur nga pala shqiptare.

Fakti që këto procedura kanë kohë që kanë nisur, duket se konfirmohet dhe nga formulimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila për rastin shprehet se “deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit”. /VOA