zoom

Të gjitha

Pritjes i erdhi fundi! Almeda dhe Tolgahan, prindër për herë të dytë

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e dha vetë aktori nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku zbuloi se vogëlushja kishte ardhur në jetë. Ashtu siç deklaruan dhe më parë, princeshën e tyre e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Alina.

“Mirëserdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”, ka shkruar aktori krahas postimit.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Më pas dy aktorët mësuan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Madje Almeda dhe Tolgahan zgjodhën që vajzës t’i vendosin emrin, Alina, ndonëse nuk kishte ardhur ende në jetë.

Bukuroshja ka ndarë herë pas here me ndjekësit e saj detaje nga përditshmëria. Para pak kohësh ajo ndau një shqetësim me fansat e saj. Almeda tregoi se njësoj si me Efehanin, aktores po i ndodh e njëjta gjë me shtatzëninë e dytë.

Almeda nisi të kishte pagjumësi, sepse siç dukej edhe trupi po përgatitej për t’u mësuar me pagjumësinë pas lindjes.