zoom

Lajme

Pritet të afrohet gjatë verës/ Arbër Hoxha nën shenjestrën e klubit të Serie A

Pritet të afrohet gjatë verës/ Arbër Hoxha nën shenjestrën e klubit të Serie A

Arbër Hoxha mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar në një prej ligave më të forta të Evropës.

Sipas mediave italiane Lecce është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit shqiptar, Hoxha, për t’u bashkuar me skuadrën në verën e ardhshme.

Klubi italian ka shprehur interes për Hoxhën  për të përforcuar krahun e majtë të ofensivës.

Hoxha duket se është vlerësuar për aftësitë e tij sulmuese dhe mund të sjellë risi në formacionin e Lecce për sezonin e ardhshëm.