zoom

Bota

Presidenti turk mbërrin në Greqi, bën apel për një epokë të re

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Athinë së bashku me një delegacion ministrash për takime me homologët grekë.

Erdogan u prit nga ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis dhe zyrtarë të tjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës . Në një deklaratë të shkurtër, ai tha se priste që ky takim të shërbente si fillimi i një epoke në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Besoj se ky samit do të jetë fillimi i një epoke të re në marrëdhëniet Greqi-Turqi. Ministrat e dy vendeve do të kenë takime konstruktive. Ne do të diskutojmë se çfarë hapash mund të ndërmarrim për të gjitha çështjet.”

Pas kësaj, presidenti turk do të pritet në takim nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Kjo është vizita e parë e Erdogan në Greqi që prej asaj të vitit 2017 dhe ulje ngritjeve të marrëdhënieve mes dy vendeve.