zoom

Lajme

Pothuajse zyrtare, portieri Thomas Strakosha transferohet në Greqi tek…

Mungon vetëm zyrtarizimi, por portieri i kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha, mund të konsiderohet një lojtari i AEK-ut të Greqisë.

Gardiani kuqezi zhvilloi një Evropian shumë pozitiv, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Evropë, mbi të gjitha në Serie A, ku flitej për një rikthim të tij.

Ndryshe nga se pritej, Strakosha ka vendosur të rikthehet në Greqi, teksa ka gjetur akordin total me klubin e AEK.

Mediat greke e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij te klubi legjendar, pasi edhe Brentford, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, ka dhënë pëlqimin për transferimin e Strakoshës tek AEK. /ZOOM.AL/