zoom

Politikë

Porti i Durrësit, Meta zbulon detaje: Kryeministri është kapur në flagrancë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se projekti i Portit të Durrësit nuk është projekt strategjik, por prona shtoi ai do të jepet për ndërtim pallatash.

“Kryeministri aktual i kapur në flagrancë si autori i grabitjes së portit, dhe sot është nën akuzë, sepse faktet janë të rënda dhe të pamohueshme. Prona do t’u jepet kopmanive offshore, që nuk u dihet origjina. Projekti nuk është strategjik por është projekt ndërtimi pallatesh. Prona më e rëndësishme e vendit do falet për pallate. Përjashtimi nga taksat është shkelje flagrante,sepse diskriminon bizneset e së njëjtës kategori. Kemi të bëjmë me një skemë të pastër të pastrimit të parave”, theksoi ai.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thënë se PL ka çuar në Gjykatë Kushtetuese çështjen e portit të Durrësit dhe se denoncimi do të thellohet.

Meta theksoi se do dalin fakte të reja, pasi Rama po diskriminon ndërtuesit në Shqipëri duke favorizuar nga ana tjetër investitorë të huaj në mënyrë të paligjshme.