zoom

Politikë

“Makuteri”, Meta për Portin e Durrësit: Aferë e Rilindjes, 600 milionë euro që nuk hyjnë në buxhet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për portin e Durrësit, duke e cilësuar një çmenduri tjetër të Rilindjes.

Meta theksoi se nga kjo aferë rreth 600 milionë euro nuk hyjnë në buxhet.

Sipas tij, qëllim i kësaj aferë është makuteria, babëzia dhe pastrimi i parave.

REAGIMI I METËS

Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik.

Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash.

Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro.
Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash.

Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milionë euro. Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro. Pra, rreth 600 milionë euro që nuk hyjnë në shtet.

Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit.

Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.

Por “strategjike” për “Rilindjen” janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!