zoom

Bota

Polonia do ndihmojë Ukrainën me avionë luftarakë? Lëvizja e fundit e SHBA-së

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë dërgimin e avionëve në Poloni, në rast se Varshava vendos të transportojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, gjatë një vizite në Moldavi, këtë të diel.

“Po shqyrtojmë në mënyrë aktive çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe po shohim se si mund të jemi në gjendje të zëvendësojmë vendet e lëna bosh, nëse Polonia vendos të furnizojë Ukrainën avionë. Nuk mund të flas për një afat kohor”.

Vizita erdhi pasi Blinken vizitoi Poloninë anëtare të NATO-s të shtunën, ndërsa aleanca forcon krahun e saj lindor në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.