zoom

Aktualitet

“Policia, shtrihu në tokë!”, momenti kur kapen 2 shokët me një mijë fara kanabisi në makinë (VIDEO)

“Policia, shtrihu në tokë!”. Ky është një fragment (foto), nga operacioni i Policisë së Shkodrës sot, ku arrestoi dy persona që lëviznin me 1 mijë fara kanabisi në makinë.

Burime zyrtare thanë se në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Kryebushat, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer shtetasin K. K.

“Nga kontrollet fizike ndaj 2 shtetasve dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një pako me 1000 fara cannabisi dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, që posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bogë dhe K. K., 37 vjeç, banues në Shkodër. Farat e kanabisit dyshohej se do kultivoheshin, pasi lëndët narkotike kanë sezonin e mbjelljes aktualisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)