zoom

Aktualitet

Po udhëtonte drejt Sarandës, gjenden 4 armë brenda automjetit në tunelin e Skërficës! Detajet

Po udhëtonte drejt Sarandës, gjenden 4 armë brenda automjetit në tunelin e Skërficës! Detajet

Katër pistoleta janë sekuestruar nga Policia e Sarandës gjatë një operacioni të zhvilluar pasditen e së mërkurës në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.

Mësohet se armët u gjetën në një automjet që po udhëtonte drejt Sarandës. Bëhet fjalë për katër pistoleta të tipit “Glock”, të cilat dyshohet se kishin si destinacion qytetin bregdetar.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave të arrestuar në kuadër të operacionit, ndërsa mësohet se një prej tyre është nga Mallakastra.

Policia pritet të japë detaje zyrtare mbi operacionin dhe rrethanat e sekuestrimit të armëve.

Postime të lidhura