Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për arrestimin e një 31-vjeçari në Sarandë, i cili dyshohet se transportonte armë zjarri për t’ia shitur një grupi kriminal.
Në pranga ka rënë Kejdi Banaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i njohur për Policinë edhe për precedentë në fushën e narkotikëve.
Sipas hetimeve, ai u mbajt nën vëzhgim dhe u ndalua në tunelin e Skërficës, ndërsa lëvizte me automjetin e tij.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia zbuloi të fshehura në dysheme katër pistoleta. Dyshohet se armët ishin trafikuar në Shqipëri në pjesë dhe më pas ishin montuar, me qëllim shitjen e tyre një grupi kriminal në Sarandë.
Armët e zjarrit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe për të zbardhur të gjithë itinerarin e trafikimit të armëve.
I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë