zoom

Aktualitet

Po trafikonin 42 kg hashash me çanta krahu në Shqipëri-Mali i Zi, arratisen në kufi autorët

Një tjetër rast narkotrafiku në linjën kufitare u godit gjatë natës nga policia. Disa persona të paidentifikuar ende, dyshohet se kanë kryer trafik droge nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.

Mediet malazeze shkruajnë se të dyshuarit kanë marrë lëndën narkotike në krahë dhe kanë tentuar të shkojnë drejt vendit tonë, por itinerari mbetet i paqartë, pasi zakonisht trafikohet nga Shqipëria për në vendin fqinj.

Policia e Podgoricës ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 40 pako me marijuanë, me peshë totale rreth 42 kilogramë.

“Për ngjarjen policia malazeze ka njoftuar kolegët nga Shqipëria, të cilët janë duke ndërmarrë aktivitete me qëllim të lokalizimit të këtyre personave dhe zbardhjes të ngjarjes”, thonë nga policia.

Ka dyshime se trafikantët pasi kanë pikasur kufitarët, të kenë tentuar kthimin pas në territor dhe më tej braktisën ngarkesën. /ZOOM.AL/