Aplikacion
Mjeti u zbulua duke u kontrolluar një procedurë, gjë që ndodh me të gjitha mjetet që hyjnë në kufi.
Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40 kg e dyshuar si hashash dhe heroinë, e cila ishte fshehur në shasinë e makinës dhe në pjesë të tjera të saj, e ndarë në pako të vogla.
Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar.
Pritet gjithashtu edhe një komunikatë zyrtare në vazhdim. Policia po shkon edhe në banesat e personave të dyshuar për të kryer komtrolle të imtësishme.
Droga është duke u peshuar dhe kontrolluar mjeti me imtësi. Policia nisi hetimet për “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, kurse destinacion ishte Greqia.