zoom

Aktualitet

Po peshkonte në lumin Seman dhe më pas u fut për t’u larë, asnjë gjurmë nga 14-vjeçari në Roskovec

Një 14-vjeçar në Roskovec nuk ka dalë më nga lumi pasi është futur për t’u larë.

I mituri ka qenë fillimisht duke peshkuar buzë lumit Seman në fshatin Suk 1 dhe dyshohet se më pas është futur për t’u larë dhe nuk ka dalë më.

Polumbarët po punojnë për gjetjen e 14-vjeçarit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.