zoom

Aktualitet

Vijojnë kërkimet për 14-vjeçarin në lumin Seman, një tjetër djalë i familjes u mbyt 10 vite më parë

I zhdukur prej paradites së djeshme, trupi i 14-vjeçarit të zhdukur në brigjet e lumit Seman ende nuk është gjetur.

Përgjatë gjithë natës, familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit, por pa mundur dot.

Mëngjesin e kësaj të enjteje, pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale RENEA dhe polumbarët, të cilët vazhdojnë kërkimet.

Të gjitha dyshimet janë se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat, të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë.

Një tjetër djalë i familjes Saka ëahte mbytur më shumë se 10 vite më parë, ndërsa banorë të zonës kanë tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Kërkimet në brigjet e lumit vazhdojnë.