zoom

Aktualitet

“E lashë në gjumë”! Flet vëllai i 14-vjeçarit që dyshohet se është mbytur në lumin Seman

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 14-vjeçarit që dyshohet se u mbyt pasditen e djeshme në lumin Seman.

Forcat e policisë, polumbarët e RENEA-s, banorët dhe familjarët, të gjithë janë vënë në kërkim të të miturit.

Vëllai i 14-vjeçarit thotë se ditën e djeshme e ka lënë në shtëpi, por pasdite ka gjetur rrobat e tij në bregun e lumit Seman. Ai shprehet se nuk e di çfarë ka ndodhur me të vëllanë.

“Dilnim bashkë për të peshkuar, dje e lashë në gjumë dhe vetë dola. Pasdite gjeta rrobat e tij në breg të lumit. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Këtu vinim bashkë për peshk dhe në një vend tjetër”, tha i vëllai./ Zoom.al