zoom

Aktualitet

Edhe gazetari Baton Haxhiu në SPAK për 2 orë: Nuk kisha fletë-thirrje, intervistova një hetues…

Prokuroria e Posaçme është kthyer si një “mikpritëse” jo vetëm e zyrtarëve, por edhe gazetarëve.

I fundit ishte sot gazetari Baton Haxhiu, i cili ka qenë në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion për 2 orë me radhë. Mbetet e paqartë arsyeja e prezencës së gazetarit kosovar në institucionin e akuzës, nëse ka dëshmuar si person që ka dijeni për çështje me interes hetimor, apo për shkaqe profesionale.

Haxhiu pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, ka thënë shkurt për mediat se ka qenë atje për të intervistuar një prej hetuesve për një lajm dhe se nuk kishte fletë-thirrje.

“Isha për të intervistuar një prej hetuesve për një lajm. Kaq mund të them. Ju thashë që kam hyrë për intervistim. Nuk kisha fletë-thirrje. Kjo nuk ka lidhje me fletë-thirrje,”- deklaroi Haxhiu përpara gazetarëve. /ZOOM.AL/