zoom

Aktualitet

Po kthehej nga Italia, humb jetën në aksident studentja shqiptare

Një studente nga Kosova ka ndërruar jetë në një aksident, ndërsa po kthehej nga Italia drejt vendlindjes. Donika Nikollibibaj, u aksidentua ndërsa ishte duke shkuar drejt aeroportit, për të ardhur në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur daja i saj, Kolë Krasniqi, i cili është profesor në Universitetin e Pejës, sipas Express.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai. /Zoom.al/