Aplikacion
Pas fitores në Ligën e Kampionëve dhe dominimit në listën e ngushtë të “Topit të Artë” me nëntë lojtarë, në kampin e Paris Saint-Germain nuk ka vetëm festë.
Rivaliteti për trofeun individual më prestigjioz në botën e futbollit po ndez tensionet mes yjeve të Luis Enriques.
Fillimisht, shumica e skuadrës dukej e bashkuar për të mbështetur kandidaturën e Ousmane Dembélé-s. Por gjithçka ndryshoi kur Achraf Hakimi deklaroi për Canal+:
“Kam shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, diçka që Dembélé nuk e ka bërë, dhe për një mbrojtës kjo është edhe më e vështirë. Mendoj se e meritoj më shumë se një sulmues.”
L’Équipe raporton se zyra e shtypit e klubit tentoi të ndalonte publikimin e deklaratës së tij, por marokeni nuk pranoi të tërhiqej.
Në listë, përveç Hakimit dhe Dembélé-s, janë edhe Gianluigi Donnarumma, Désiré Doué, Khvicha Kvaratskhelia, Vitinha, Neves, Fabián Ruiz dhe Nuno Mendes.
Donnarumma nuk mbeti pas: portieri italian postoi në rrjete sociale se është i vetmi portier në garë, ndërsa agjenti i tij, Vincenzo Raiola, i kujtoi publikut:
“Pa pritjet e Gigios ndaj Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal, PSG nuk do ta kishte fituar kurrë Ligën e Kampionëve.”/ Zoom.al
Tensione në tubimin para Kuvendit. Protestuesit heqin gardhin metalik, hedhin vezë e domate